VIDEO/ Merr flakë godina e Bashkisë Durrës, një javë pas votimeve

Një javë pas votimeve te 30 qershorit, mbrëmjen e sotme, godina e Bashkisë së Durrësit është përfshirë nga nja zjarr i përmasave të mëdha.

Zjarri ka rënë në katin e parë të ndërtesës së bashkisë, ndërsa flakët rrezikojnë seriozisht një sërë dokumentacionesh që gjenden në bashki.

“Balkanweb” raporton se në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental. Paraprakisht dyshohet se flakët mund të jenë përhapur nga një shkëndijë elektrike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga flakët mësohet se janë djegur dokumente të shumta, gjithsesi ende nuk ka një raport përfundimtar të dëmit të shkaktuar.

Zjarr në Bashkinë e Durrësit, flakët në katin e parë të godinës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?