FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/Përplasje të forta në KZAZ Dibër, hidhet gaz lotsjellës

Po shoqërohet me tensione të ashpra protesta pranë KZAZ numër 19 në Dibër. Protestuesit janë përplasur ashpër me policinë, duke bërë që këta të fundit të përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë njerëzit.

Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se policia ka hedhur me shumicë gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët tentojnë me çdo kusht të çajnë kordonin e policisë dhe të futen brenda ambienteve të KZAZ për ta liruar nga materialet zgjedhore.

Ndërkohë, që tensione të forta mes policisë dhe protestuesve janë shënuar edhe në KZAZ-të e Burrelit, Klosit e Bulqizës. Siç mund të shihni edhe në videon e mëposhtme të siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Doçi, situata është tepër e tensionuar në KZAZ-në nr.19, qytetin e Peshkopisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protestuesit vijojnë të përplasen me policinë në tentativë për të hyrë brenda KZAZ-së, ndërsa nuk mungojnë edhe fyerjet e sharjet protestuesve ndaj uniformave blu.

Swiss Digital Mobile Reklama
Përplasje të forta në KZAZ Dibër, hidhet gaz lotsjellës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?