(VIDEO) Protestë para Kryeministrisë për Xhisiela Malokun
Qytetarë dhe deputetë të opozitës kanë nisur protestën para Kryeministrisë për rastin e dhunës ndaj 25-vjeçares Xhisiela Maloku.
Gjatë fjalës së saj përpara protestuesve zëdhënësja e PD, Ina Zhupa tha se do t’i drejtohet me një kërkesa ambasadorit të BE, Luigi Soreca që të sigurojë në një nga vendet anëtare të BE mbrojtje për Xhisielën dhe familjen e saj.
“Unë nuk mund t’i bëj thirrje për mbrojtje këtij shteti. Ça ti mbrojë ky shtet Xhisielës, kur i gjithi është i kapur. Po unë kam një thirrje për mbrojtje një ambasadori që i besoj shumë. Amabsadorit të BE, zotit Luigi Soreca. I bëj thirrje që të sigurojë në një nga vendet anëtarë të BE mbrojte dhe siguri fizike, morale dhe psikologjike për Xhisielën, motrën dhe nënën e saj. Nëser këtë kërkesa do ta bëj zyrtare.
Mos dëgjoni asgjë që është e faslifkuar dhe që i detyrohet asaj vajze të thotë tani, dëshminë ajo e ka dhënë atëherë kur ekspertiza mjeko ligjore vërteton dhunë në trupin e saj, çdo gjë tjetër është manipulim dhe frikë”,- tha Ina Zhupa.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2044637955603172/
(vijon…)

KOHA JONË SONDAZH

