VIDEO/Paralajmërimi i Vasilit që u duk i çuditshëm po vërtetohet
Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili disa ditë më parë, gjatë një fjalimi në Kuvend bëri një parashikim që shumë mediave ju duk çuditshëm.
Nga foltorja e Kuvendit ku po bëhej një debat PS-PD për rendin e ditës, Vasili tha pas disa javësh “sherre” të tilla do na duken pa rëndësi, pasi partnerët ndërkombëtarë kanë materiale përvëluese për lidhet e pushtetit me krimin dhe anasjelltas. Ai foli për pasuri të mëdha që vijnë nga aktivitete të pista, për të cilat nuk mund të trajtohen më me demagogji.
Duke folur në Kuvend Vasili tha se: “…Kjo foltore këtu ka ngrënë grushte e pëllëmba për të bindur edhe njërën edhe tjetrën (për mbetjet) duke vënë në kushtet e një paradoksi antagonisht të pakuptueshëm të pashpjegueshëm, po me një motiv të fortë i cili është një motiv i pisët i shëmtuar. Është një motiv i cili janë shumë më të interesuar dhe e ndjekin me shumë vëmendje vende mike, shërbime partnere të cilët sigurisht në javët dhe muajt që vijnë do bëjnë që këtu të ketë lajme ngjarje që na duken shumë të vogla diskutimet e sotme. Do ketë natyrshëm edhe ngjarje që vijnë, për llogari emrash të rëndësishëm nga ofshore të largët ku qofshin këto llogari të pista gjithfarësh, të prodhuara me rrugë të tjera korruptive, të prodhuara nga plehrat apo jo të lidhura me mekanizma vendesh fqinje apo jo etj., të cilat do të kenë sigurisht përgjigje shumë të rëndësishme, të cilave s’do kemi ne vend tu bëjmë as diskutime demagogji as politikë elektorale por do të jetë pastaj domen i drejtësisë për ti ndjekur”….
VIDEO E DEKLARATËS SË VASILIT NË KUVEND, MË 29 SHTATOR
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=nc0DH1wgxX4″ width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

