FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përfundon seanca në Kushtetuese për zgjedhjet vendore. Avokati: Nuk do të dalë asnjë palë e humbur!

Seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019 ka përfunduar, ndërsa vendimi do t’u komunikohet palëve brenda afatit ligjor në 30 ditë.

Përfaqësuesi i shoqatës së bashkive, Jordan Daci, foli për mediat në përfundim të seancës së mbajtur sot në Gjykatën Kushtetuese lidhur me legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Daci tha se nga ky proces nuk do të dalë asnjë palë e humbur, dhe përtej interpretimeve të Opinionit të Venecias zgjedhësve do tu jepet një mundësi e re për të zgjedhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi kënaqësinë të anoncojmë që ky është proces nga i cili nuk do dalë asnjë palë e humbur, do fitojë demokracia. Edhe çfarë ka thënë Venecia, përtej interpretimeve, zgjedhësve duhet tu jepet një mundësi e re për të zgjedhur. Ky besoj do ketë konkluzioni i Gjykatës Kushtetuese”, tha Daci.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?