FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vota në OKB, PD rezolutë në Kuvend: Të rishikohet qëndrimi kundër SHBA

Partia Demokratike i është drejtuar me një rezolutë kreut të kuvendit, Gramoz Ruçi, ku shpreh shqetësimin për mos konsultimin e ministrit të Jashtëm me pushtetin ligjvënës, lidhur me çështjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me politikën e jashtme.

Duke marrë shkas nga vota e Shqipërisë kundër SHBA-së, për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, PD e cilëson këtë një sulm të padrejtë dhe të padobishëm ndaj partnerit strategjik, siç është SHBA-ja.

Më tej në kërkesë thuhet se vota e Shqipërisë, u bë pa informuar Kuvendin dhe pa u konsultuar me Komisionin të Punëve të Jashtëme, si dhe duke përjashtuar Presidentin e Republikës nga procesi konsultativ-vendimmmarrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkesa e PD-së për qeverinë:

Swiss Digital Mobile Reklama

1-Të distancohet zyrtarisht e publikisht nga Komunikatat Finale e Deklarata e Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik më 13 dhjetor 2017.

2-Të rishikojë votën për rezolutën “Për statusin e Jeruzalemit” të datës 21 dhjetor 2017, të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e në perputhje me rregullat e OKB të deklarojë një qendrim jo miratues ndaj kesaj rezolute.

REZOLUTA

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Duke synuar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne Lindjen e Mesme dhe ne Bote. Duke qene te vetedijshem per rolin e pa zevendesueshem qe ShBA luajne e do te luajne per tejkalimin e konflikteve, bashkekzistencen dhe vendosjen e demokracise ne ate Rajon. Duke pasur nje besim te pa tundur te pozicionimi amerikan ne mbrojtje te vlerave, lirise e parimeve universale.

Duke konsideruar ShBA si partneri kryesor gjeo strategjik i vendit tone, Kosoves se lire, shqiptareve ne Maqedoni, Mal te Zi, Serbi e kudo ku jane.

Duke provuar konkretisht kete rol te padiskutueshem amerikan si faktori kryesor i arritjeve madhore jo vetem per kombit tone, por edhe per te gjithe Rajonin tone. Duke shprehur miqësinë ndaj Shtetit të Izraelit, një vend mik dhe demokratik në Lindjen e Mesme
Duke shprehur miqësinë ndaj popullit palestinez e duke përkrahur të drejtën e tij për të patur një shtet të qendrueshëm përmes negociatave e marreveshjes.

Duke mbështetur pa rezerva procesin e paqes përmes negociatave mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, bazuar në vizionin e dy shteteve fqinjë e në paqe me njeri-tjetri e me vendet e rajonit.

Duke apeluar OKB, ShBA , BE dhe të gjithë aktorët ndërkombëtarë që të angazhohen në procesin e paqes në menyrë aktive e konstruktive ne Lindjen e Mesme.

Duke konstatuar se disa komunikata e rezoluta të miratuara në dhjetor 2017 për këtë çështje janë të njëanshme, jokonstruktive, me gjuhe të papërshatshme dhe nuk i shërbejnë procesit të paqes e gjetjes së një marrveshjeje mes palëve.

Duke qene te shqetesuar nga miratimi nga ana e qeverisë shqiptare i komunikates finale dhe deklarates së samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik te mbledhur në Stamboll më 13 dhjetor 2017, e cila permban veprime të njëanshme lidhur me statusin e Jeruzalemit, sulme të padrejta e të padobishme ndaj ShBA, si dhe përjashtimin e tyre nga procesi i paqes në Lindjen e Mesme.

Duke qenë të shqetësuar nga vota pro e qeverisë shqiptare për rezolutën “Per statusin e Jeruzalemit” te miratuar më 21 dhjetor 2017 në Asamblenë e Pérgjithshme te OKB, përmbajtja e së cilës nuk ndihmon në procesin e paqes dhe i kundervihet qendrimit te nje vendi sovran, thelbesor per zgjidhjen e problemeve aty, ShBA-se. Duke gjykuar se miratimi nga ana jone e ketyre rezolutave, qe godasin vendimin e ShBA eshte edhe nje akt flagrant ne kundershtim me interesat tona kombetare. Duke shprehur keqardhje që këto veprime të qeverisë u bene pa informuar Kuvendin e pa u konsultuar me Komisionin të Punëve të Jashtëme, si dhe duke perjashtuar Presidentin e Republikës nga procesi konsultativ-vendimmmarrës.

I kërkon qeverisë:

Të distancohet zyrtarisht e publikisht nga Komunikatat Finale e Deklarata e Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik më 13 dhjetor 2017

Të rishikojë votën për rezolutën “Per statusin e Jeruzalemit” te dates 21 dhjetor 2017 te Asamblesë se Pérgjithshme te OKB e në perputhje me rregullat e OKB të deklarojë një qendrim jo miratues ndaj kesaj rezolute. Të informojë brenda një muaji Kuvendin lidhur me sa më lart.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?