Vrasja e Ivanoviç. Rama: Akt qëllimkeq që nxit urrejtje e tension

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për vrasjen e politikanit lokal serb në Mitrovic Oliver Ivanoviç.

Duke shprehur keqardhjen për këtë vrasje, Rama thotë se ky është një akt qëllim keq që nxit urrejtjen në rajon.

“Keqardhje e thellë për tragjedinë e Oliver Ivanovic; akt qëllimkeq që nxit urrejtje e tension. Përpjekjet për dialogun e paqen s’duhen ndalur!”,- shprehet Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka qenë politikania e parë që ka reaguar në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç në Mitrovicë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në nisje të një bashkëbisedimi me gazetarët, Kryemadhi bëri thirrje që kjo çështje të zbardhet, autorët të vihen para drejtësisë dhe dialogu mes Serbisë dhe Kosovës të vazhdojë. “Ne si LSI  bëjmë thirrje që kjo çështje të zbardhet dhe autorët të vendosen para drejtësisë. Në këtë situatë mjaft të rëndësishëm të dialogut Kosovë Serbi do të ishte një hap përpara nëse autorët do të vendoseshin përpara drejtësisë”,- tha Kryemadhi.

I bëjmë thirrje që ky moment të tejkalohet dhe dialogu të vazhdojë sepse ka të bëjë me procese që i përkasin jo vetëm Kosovës por edhe rajonit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?