Vrasja e Ivanoviç, reagon Basha: Atentat ndaj dialogut në Kosovë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dënuar vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë ku u qëllua për vdekje Oliver Ivanoviç.

Basha e quan një akt të pastër krimina vrasjen, e sipas tij nuk duhet të ndikojë në procesin mes Kosovës dhe Serbisë.

Reagimi i plotë i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

Swiss Digital Desktop Reklama

Vrasja e sotme e Oliver Ivanoviç në Mitrovicë, është një akt i pastër kriminal që meriton hetim të plotë dhe ndëshkim nga organet ligjzbatuese në Kosovë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Akti, përveçse një atentat ndaj jetës, synon të jetë një atentat ndaj proceseve të bashkëjetesës e të dialogut në Kosovë.

Trajtimi i ngjarjeve të tilla, kërkon maturi dhe largpamësi nga çdo aktor i përfshirë në dialogun dhe procesin e paqëtimit në Kosovë.

Përshëndes dhe mbështes plotësisht reagimin e autoriteteve në Kosovë dhe nxis një proçes sa më energjik të zbardhjes së aktit dhe ndëshkimit të autorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?