Vuçiç: Një nga ditët më të vështira për vendin tonë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur për herë të parë pas sulmit në veri të Kosovës, ku u vra një efektiv i policisë së Kosovës dhe u plagos një tjetër.

Përmes një deklarate për mediat, Vuçiç e cilëson këtë ngjarje si një nga ditët më të vështira për Serbinë.

“Nuk dua ta arsyetoj në asnjë mënyrë vrasjen e policit shqiptar. Kjo është diçka që nuk iu desh askujt. Një nga ditët më të vështira për vendin dhe popullin tonë që nga viti 2004 dhe 2008. Që nga viti 1999, siç e dini, ne nuk kemi pasur kontroll efektivët.

Na u desh shumë kohë për të hetuar vetë se çfarë ndodhi. Që ne t’ua komunikojmë të vërtetën njerëzve dhe të përgatisim terrenin për vendimmarrje”, tha Vuçiç.

Me tej ai tha” “Ndaj tyre (serbëve) është kryer një sulm brutal dhe ne në fillim menduam se pse KFOR-i nuk e bëri këtë, do të kishte më pak viktima. Sipas informacioneve që disponojmë, thuhet se janë vrarë tre serbë nga Kosova. Dy sigurisht nga zjarri me snajper, kur nuk ishte e nevojshme që të likuidoheshin. Dy prej tyre janë plagosur rëndë, ndërsa ka frikë se ka mbetur i vrarë edhe personi i katërt. Ne ndoqëm, përgjuam se çfarë po bënte policia shqiptare, do t’ju tregojmë provat, ndoshta edhe gjatë konferencës, presim vetëm përkthimin”, tha Vuçiq.

Sipas Vuçiqit, “Albin Kurti është i vetmi fajtor për atë që po ndodh sot në Kosovë dhe i vjen keq që një pjesë e serbëve ranë në provokimet e tij. Kurti  dëshiron të na fusë në luftë me NATO-n dhe nuk ka dëshirë tjetër. Është e vetmja gjë që funksionon gjatë gjithë kohës. I vetmi”, tha Vuçiq.

Presidenit serb shtoi: “Atyre që mendojnë se do të ushtrojnë presion që Serbia ta njohë Kosovën e pavarur, unë u them “Ne kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur, ju mund të na vrisni të gjithëve”- theksoi Vuçiç teksa shtoi: “Harroni njohjen e Kosovës. zyrtarisht dhe jo zyrtarisht”.

SHKARKO APP