Xhafaj paralajmëron: Ligji do të godasë të gjithë ata politikanë, të djathtë a të majtë, që…

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi sot në seancën e Kuvendit ku po diskutohet ligji për kontrollin në Policinë e Shtetit se ky proces është di domosdoshëm.

Në fjalën e tij Xhafaj tha se ligji për kontrollin e figurës së efektivëve të Policisë nuk është një shpikje shqiptare, por një praktikë ndërkombëtare.

Ai tha se Britania e Madhe kryen kontroll vjetor për trupën policore dhe për familjarët e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paralajmërimi

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga foltorja e Kuvendit, Ministri Xhafaj tha se përbaltja e policisë me retorikë politike nuk i bën aspak mirë këtij institucioni, dhe sistemi i vlerësimit që duhet të vërë në provë punonjësit e policisë nga më titullari tek më i thjeshti duhet të jetë transparent dhe i paanshëm.

“Të gjithë këta punonjës, nga titullari tek punonjësi më i thjeshtë duhet të verifikohet integriteti dhe pasuria. Në një proces transparent dhe të paanshëm. Ky nuk është një proces i largimeve dhe ardhjeve në polici. Jemi përpjekur që sistemi i vlerësimit të jetë i besueshëm. Ky proces do të pasojë me reforma sistematike. Drejtësia penale është gjykatë-prokurori-polici. Me reformën në drejtësi kemi bërë një hap para në këtë drejtim. Por gjykatësve e prokurorëve duhet t’i sigurojmë një polici të denjë. Do të afirmohen të gjithë ata punonjës së policisë së shtetit, që udhëhiqen nga një punë me norma. Jemi të vendosur të ecim në këtë rrugë në ndryshimin e policisë së shtetit. Në këtë rrugë kemi mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Ata do jenë aty dhe për të mbështetur organet e vlerësimit. Kjo nismë ka gjetur mbështetje edhe nga politika shqiptare. Ky është një proces më se i zakonshëm dhe zbatohet në vende me demokraci të zhvilluar. Me këtë projektligj vendosim një standart bashkëkohor. Kontrolli i punonjësve të policisë në Britani është i përvitshëm, po ashtu kontrollohen dhe familjarët. Kontrolli duhet i imtësishëm dhe periodik. Dikush ka përdorur termin polici e korruptuar apo e kanabizuar. Po punojme per te goditur grupet kriminale. Nëse përfaqësues të politikes, qofshin te majte apo te djathte, janë në një mënyrë apo nje tjetër në marrëdhënie me grupe kriminale, kanë mbështetje financiare apo cdo lloj interesi tjeter, siguroj që asnjë lloj imuniteti s’do i përjashtojë ata nga goditja e ligjit. Ne e pranojmë që ka individë të korruptuar, të paaftë apo edhe të përfshirë në veprimtari kriminale. E dimë që kultivimi i kanabisit nuk ka kursyer edhe policisë së shtetit. Përbaltja nuk e ndihmon policinë të bëhet më e mirë,” tha Xhafaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?