Xhafaj: Policia punë inkurajuese ndaj grupeve kriminale

Në një takim me shefat e policisë kriminale të 12 shteteve evropiane, në kuadër të Konventës së Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore, që zhvillohet në Tiranë, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se policia shqiptare ka goditur një sërë grupesh kriminale në vend.

Xhafaj ka theksuar se problem mbetet trafikimi i armëve dhe qenieve njerëzore. ”Europa po përballet me fluks emigrantësh. Firmosëm marrëveshjen për shkëmbimn e informacioneve me vendet partnere”,-tha Xhafaj.

Për ministrin e Brendshëm, Policia kriminale është zemra e çdo policie. ”Ne po investojmë seriozisht në forcimin e kapaciteteve e njerëzore të hetimit dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve të dyshuar që kryejnë vepra penale. Lufta kundër krimit të organizuar ka marrë një dinamikë tjetër, rezultatet edhe me bashkëpunëtorët e huaj, kanë qenë inkurajuese, ndaj disa grupeve kriminale, si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?