FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Xhafaj vlerëson policinë dhe prokurorët për operacionin në Shkodër

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka përshëndetur operacionin “Forca e ligjit” në Shkodër, që goditi bazën e një grupi të kokainës. Xhafaj përgëzon oficerët e hetimit dhe drejtuesit e Drejtorisë Shkodër, por nuk mungon një vlerësim për prokurorët e këtij rrethi.

“Përgëzime për përkushtimin dhe profesionalizmin drejtuesve Drejtorisë Shkodër dhe oficerëve të hetimit që u përfshinë në hetimin e këtij grupi kriminal. Vlerësimet më të mira punës së prokurorëve Shkodër. Shpresojmë të tjera rezultate pozitive falë këtij bashkëpunimi shumë të mirë!”, shkruan Xhafaj.

Ministri thotë se ky është suksesi i radhës i dyti në pak muaj. “Një tjetër sukses i Operacionit #ForcaELigjit, i dyti në pak muaj, në Shkodër. Muaj intensivë pune hetimore dhe operacionale, me metoda bashkëkohore, nga strukturat hetimore Shkodër dhe Forcat Operacionale në qendër”, shkruan Xhafaj në “Twitter”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?