FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Xhisiela dhe “Babalja”, Basha e Salianji sot në Prokurori

Në Prokurori janë ftuar për tu paraqitur, kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe deputeti Ervin Saljanji por për dy çështje të ndryshme.

Basha është thirrur pas procedimit të nisur për shpërdorim detyre të ish-oficerit Emiljano Nuhu në çështjen “ Xhisiela”. PD-ja paditi kryeministrin Edi Rama, pas deklaratës së tij se do ta ndiqte ish-oficerin Nuho këmba-këmbës, ndërsa kreu i grupit të PS-së Taulant Balla paditi Bashën dhe disa deputetë të PD-së për shpifje.

Nga ana tjetër, deputeti i PD-së, Ervin Saljanji është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, si person nën hetim për çështjen Babalja. Ai do të pyetet për audio-përgjimin e pretenduar Xhafaj-Babalja por dhe për videon e publikuar prej tij ku pretendohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, ka ushtruar presion ndaj Fredi Alizotit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?