Xhisila Maloku: Më goditi me pistoletë dhe më dogji me cigare

Zbardhet dëshmia e shtetases Xhisila Maloku, vajza e cila ka denoncuar djalin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rrahja. Maloku pretendon se Rexhep Rrahja e ka dhunuar fizikisht dhe e ka djegur me cigare në kofshë. Madje sipas saj nga dhuna që ka pësuar në një dhomë hoteli ku e ka marrë me kërcënimin e pistoletës, ajo ka humbur ndjenjat dhe nuk mban mënd nëse është abuzuar më të apo jo.

“Panorama” ka zbuluar procesverbalin e firmosur nga oficeri i Policisë Gjyqësore, Emiljano Nuhu, e cila mban datën 30.07.2018. Xhisila pohon se ka patur lidhje me djalin e deputetit prej 5 vitesh, por më pas ai e ka ndarë dhe e ka kërkuar sërish. Në shkresë shkruhet se Xhisila Maloku ka marrë kërcënime deri me vdekje.

Në dëshminë e saj ajo thekson se Rexhep Rrahja i ka drejtuar pistoletën dhe më pas e ka çuar në hotel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetje: Sa kohë ndejtët në hotel dhe a kryet marrëdhënie seksuale?

Swiss Digital Mobile Reklama

Përgjigja: Unë ndejta me të në hotel rreth një orë, gjatë kohës që ndejtëm në hotel më gjuajti e shpulla, me grushta dhe më drejtoi pistoletën. Më dogji me cigare në kofshë dhe më goditi në pjesën e kokes me pistoletë. Mua më ra të fikët dhe u përmenda më vonë nuk më kujtohet a bëmë marrëdhënie seksuale, kur u përmenda po më merrte me të mira dhe më pas unë dola më përpara nga hoteli. Ai shkoi të paguaj lekët tek recepsioni dhe me erdhi poshtë tek makina, ku unë po e prisja duke më përfaquar dhe duke më bërë lajka që unë mos të vija në polici për kallëzim. Shqetësimet e mija në lidhje me Rexhepin unë ja kam shprehur shoqeve të mija shtetasve, E.S, S.Z dhe motrës time A. Maloku.

Rexhep Rrahja, është djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rrahja, që po përflitet prej dy ditësh pasi është kallëzuar nga ish- e dashura se e ka përdhunuar, e ka djegur me cigare në trup dhe e goditur me qytën e pistoletës. Deri tani Rrahja nuk ka pranuar të prononcohet për mediat në lidhje me ngjarjen, por nga fotot e publikuara vite me parë në profilin e tij Facebook krijohet një ide ne lidhje me pasionet e tij. Sic shihet, ka foto me armë, plumba, drogë e makina të shtrenjta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?