Ylli Manjani: Jo më teatër, por merrni përgjegjësitë! Problemi është qeveria

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i bën apel drejtësisë shqiptare që të mos kompleksohet për shkak se “hunda” e politikës nuk jeton dot pa mall e krim.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Manjani theksonte ka ardhur koka që të mos ketë më teatër, por të merren përgjegjësitë, pasi sipas tij, problemi është qeveria dhe jo drejtësia.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit

Swiss Digital Desktop Reklama

Jo më teatër, por merrni përgjegjësitë!
—�—�—�—�-
Që të merremi vesh:
Pa dyshim që gjyqtarët e Prokurorët e korruptuar, kanë pëgjegjësinë e vet për mos dënimin trafikantëve!

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ata (gjykatësit e Prokurorët) nuk janë as drejtuesit, as organizuesit e as mbeshtetësit e trafikantëve! Përgjegjësinë për këtë gjë duhet tja kërkojmë QEVERISË!

Në cilin rast, kur kishte një trafikant me dosje të plotë me prova, gjykatat dhanë pafajsi?! Po flas për prova jo llafe e as letra pa vlerë.

Cilin “peshk të madh” zuri policia dhe e vuri e liroi Drejtësia?! Po na i zënë policitë e vendeve të tjera, se kjo e jona i ndihmon të fshihen.

Insistoj në bindjen time më të thellë se: korrupsionin dhe krimin e bën ose e nxit qeveria! Gjykata thjesht merr bakshishin.

Drejtësia duhet të ndëshkohet për shkak se ka lejuar politikën të fusë hundët në punët e saj! Por nuk mund të ndëshkohet për shkak se “hunda” e politikës nuk jeton dot pa mall e krim!

Nëse duam të ndreqim ndonjë gjë në këtë vend, mirë është të fokusohemi tek problemi. Dhe në shoqërinë demokratike “Problemi është qeveria”- ka thënë Presidenti i USA Ronald Regan.

Zhvendosja e vemendjes nga problemi tek nënproblemi vetëm sa e përkeqson gjendjen!

Megjithatë, drejtësinë e reformuam, po qeverisë si do i bëjmë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?