FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ylli Manjani: Korrupsionin nuk e heton Kryeministria dhe as FBI, por SPAK

Ish-ministri, Ylli Manjani ka deklaruar sot se korrupsionin dhe krimet duhet të dënohen nga institucionet e reja të drejtësisë dhe jo nga institucionet qeveritare apo dhe FBI-ja.

Në një reagim në rrjetet sociale, Manjani shprehet se çdo shpikje e përkohshme për dënimin e korrupsionit vetëm sa do të amnistojë të keqen dhe e bëjnë atë më të fortë.

Sipas Kushtetutës, korrupsionin do ta ndëshkojë Gjykata dhe Prokuroria Speciale Anti Korrupsion. Asnjë institucion tjetër as krye-ministria e brendshme e as FBI-ja! Nëse e kanë seriozisht, duhet të krijojnë SPAK. Shpikjet e përkohshme e amnistojnë të keqen. E bëjnë më të fortë...”,- shkruan Ylli Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i ish-ministrit vjen pak pas deklaratës së Ambasadorit të SHBA, Donald Lu i cili ofroj ekspertizën e SHBA dhe prokuror të FBI për hetimin e çështjes “Tahiri” dhe çështjeve të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse është e paqartë deklarata e ambasadorit, nëse bëhet fjalë për prokurorë apo ekspertizë, qëndrimi i diplomatit të SHBA vjen në momentin kur pritet ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, misioni i  të cilave është hetimi  i korrupsionit në nivelet e lara.

I pyetur për hetimin e ish-ministrit, Saimir Tahiri, Donald Lu tha se “ashtu si vetë Z. Tahiri dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet. Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës.

Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës. Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh. Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?