FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ylli Manjani kundërpërgjigjet ambasadës amerikane

Ambasada Amerikane i është përgjigjur deklaratave për Kryeprokuroren Arta Marku, që vënë në dyshim rolin e EURALIUS dhe OPDAT. Në një postim në Facebook Ambasada Amerikane, thekson se mbështet EURALIUS dhe se OPDAT për zgjedhjen e prokurorit.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Ish-ministri shkruan në Twitter, se kushtetuta dhe ligji janë shkelur, dhe se po legalizohen shkeljet e bëra.

”Ka shumë të drejtë Ambasada kur thotë “Kushtetuta dhe ligji janë të qarta..”. Çështja është se po aq QARTË të dyja u shkelën dhunshëm nga Rilindja! Doni prova? Lexoni ndryshimet në rregullore! Po legalizojnë shkeljet që bënë! Nuk mund të “lahen duart” kaq kollaj nga përgjegjësia”,-shkruan Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?