FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ylli Rakipi në Top Channel. Përballen Fevziu dhe Rakipi ditën e enjte

Sokol Balla ka ikur në Vizion Plus. Vendin e lënë bosh prej tij do ta marrë një tjetër emër i njohur në gazetarinë shqiptare. Prej kësaj të enjteje në orën 21.00 aty do të gjejmë Ylli Rakipin me emisionin e tij “Të paekspozuarit” në Top Channel.

Tashmë ditën e enjte do kemi përballjen Fevziu dhe Rakipi, i pari në Klan dhe Rakipi në Top Channel.

Burimet tregojnë se Rakipi ka pranuar ofertën e bërë nga drejtuesit e Top-it, ndërsa ka parashtruar edhe kërkesat e tij. Sipas të njëjtave burime emisioni i Rakipit do të transmetohet vetëm ditëve të enjte në mbrëmje dhe jo nga e hëna në të enjte si Balla. Pjesë e pandarë e emisionit të tij ditën e enjte do jenë edhe gazetarët Andi Bushati dhe Fatos Lubonja.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?