FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Yuri Kim: Vazhdoni me zbatimin e Reformës në Drejtësi, sjell punësim dhe prosperitet për njerëzit

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka bërë sërish thirrje që të vazhdohet me zbartimin e Reformës në Drejtësi.

Në një postim, ku thekson se investimet amerikane në Shqipëri po rriten, kryediplomatja e SHBA shprehet se me implementimin e Reformës në Drejtësi do të ketë më shumë mundësi punësimi dhe prosperitet për njerëzit.

Shumë mirë të shohësh rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri. Rregulla racionale, të qarta, transparente plus gjykata të pastra (d.m.th që mosmarrëveshjet të zgjidhen me ligj dhe jo ryshfet) do të tërheqin edhe më shumë investime. Le të vazhdohet me implementimin e Reformës në Drejtësi që të ketë më shumë mundësi punësimi dhe prosperitet për njerëzit”, shkruan ambasadorja Kim.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?