Zaganjori dorëzon 10 dokumenta shtesë në KPA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, zhvilloi seancën për kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK për konfirmimin në detyrë të Zaganjorit. Ky i fundit pas seancës tha se i ka paraqitur trupës gjykuese 10 dokumenta shtesë dhe KPA pritet të vendosë nëse do ti marrë në shqyrtim apo jo.

”Si në seancën e datës 25, edhe sot rreth të njëjtave argumente sillen pyetjet dhe përgjigjet. U përpoqa të jap më të mirën. Sot paraqita 10 dokumenta të reja krahas atyre 23 që paraqita herën e fundit. Trupa gjykuese u tërhoq për të vlerësuar marrjen ose jo përsipër për të shqyrtuar dokumentat që dorëzova”,-tha Zaganjori.

Kjo është seanca e dytë ndaj Zaganjorit, pasi KPA në përfundim të seancës caktoi edhe një seancë tjetër pasi u paraqitën prova të reja me të cilat nuk ishte njohur dhe kërkoi kohë për shqyrtimin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?