Zbardhet dokumenti që vërteton ”vdekjen” e marrëveshjes së 18 majit

Kritikë të kreut të PD-së, Lulzim Basha, ende flasin sot që mes tij dhe kreut të qeverisë, Edi Rama, vijon të qëndrojë marrëveshja e 18 majit 2017. Madje, ish-deputetja e PD-së, Jozefina Topalli, jo më pak se dje u shpreh se pakti vazhdon edhe pse PD-ja po shkon në protestë.

Shqiptarja.com zbardh një dokument, që mban firmën e kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili e deklaron të përfunduar paktin politik Rama-Basha, i cili mundësoi futjen e PD-së në zgjedhje, në këmbim të ndarjes së pushtetit.

Dokumenti mban datën 14.11.2017, me anë të të cilit Partia Socialiste kërkon shkarkimin e kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri. Emërimi i Zgurit, me propozim të PD-PR, ishte pikërisht produkt i marrëveshjes Rama-Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke argumentuar se pse duhet të shkarkohet Zguri, ndër të tjera Balla shkruan se marrëveshja politike në bazë të së cilës u zgjodh Zguri në krye të KQZ, tashmë ka përfunduar. Në dokument thuhet gjithashtu se marrëveshja Ram-Basha u zbatua duke anashkaluar ligjin. Por, dyshimet janë ende pas deklaratës të kreut Rama në kuvend, ku i përçoi mesazhin kreut të PD-së, se do të ulen sërisht në një tavolinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?