FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbardhet letra e Ruçit drejtuar “Venecias” për vettingun në politikë

Zbardhet letra e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi drejtuar Komisionit të Venecias për vettingun në politikë. Në letrën drejtuar presidentit të Venecias, Buquichio, Ruçi kërkon opinion për 8 çështje që lidhen me vettingun në politikë.

Ruçi e pyet Venecian në qoftë se ka dallim ndërmjet standardeve të vlerësimit të figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të zgjedhurve.

Ruçi pyet komisionin e Venecias, në qoftë se nisma për vetting në politikë, cenon konventën evropiane të të drejtave të njeriu dhe jurisprudencën e Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ruci e pyet venecian në qoftë se vettingu në politikë, ndikon dhe punën e strukturës posaçme prokurorisë së posaçme dhe njësisë së posaçme hetimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ruci pyet Komisionin e Venecias edhe për qëllimin e projektligjit për vettingun në politikë dhe a është ky qëllim legjitim.

Opozita ishte kundër kësaj iniciative të socialistëve me argumentin se Venecia është shprehur për një nisëm të ngjashme siç është vettingu në gjyqësor ndaj theksojnë ata, kjo do e vononte procesin.

Në mbledhjen e dytë të Këshillit Legjislativ, që u mbajt paraditen e 3 tetorit, Oerd Bylykbashi, vuri në pikëpyetje shkresën e Kuvendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?