Zbardhet vendimi për ‘Vetingun’, Kushtetuesja rrëzon PD: S’cënon parimin e ndarjes së pushteteve

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur sot vendimin për ‘Vettingun’, ndërsa ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur këtë ligj antikushtetues.

Tetë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese u mblodhën për 3 orë e gjysmë në dhomën e Këshillimit për të shqyrtuar ligjin e ‘Vettingut’, i cili do të vlerësojë figurën dhe pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Trupa e gjyqtarëve ka hedhur poshtë me 6 vota kundër dhe 2 pro pretendimet e opozitës. Në vendimin e Kushtetueses thuhet se ligji i Vettingut nuk cënon parimin e ndarjes së pushteteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera në vendimin e Gjykatës thuhet se Vettingu është në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe se garanton funksionimin e shtetit të së drejtës.
VENDIMI I GJYKATES KUSHTETUESE

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?