Zëdhënësi i Dendias: Greqia nuk ka marrë asnjë ftesë për të rifilluar bisedimet me Turqinë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke thotë se Greqia nuk ka marrë asnjë ftesë për të rifilluar bisedimet me Turqinë, shkruan e përditshjma greke Ekathimerini.

Greqia nuk ka marrë asnjë ftesë nga Turqia për të rifilluar bisedimet, tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Alexandros Papaioannou.
“Siç dihet, Greqia ka shprehur vullnetin e saj për t’iu përgjigjur, në rast të një ftese të tillë nga ana e Turqisë mbi temën e zonës ekskluzive ekonomike (EEZ) dhe përcaktimin e kufirit kontinental,” tha ai.

Më herët të hënën, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha se Ankaraja i bënte Athinës një ftesë zyrtare për të rifilluar bisedimet kërkimore mbi dallimet e tyre mesdhetare lindore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?