FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zëvendëskryeministri: 359 familje në Kavajë dhe 45 në Golem hyjnë në shtëpitë e reja

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj duke folur nga Kavaja për pasojat e tërmetit, deklaroi se në këtë qytet kanë hyrë në banesat e reja, 359 familje të prekura.

Ndërsa në Golem janë futur në banesat e reja 45 familje.

Për të gjithë që na ndjekin, sot janë 359 familje këtu në Kavajë dhe 45 në Golem që hyjnë në shtëpitë e reja. Është një premtim i mbajtur i Kryeministrit. Dua t”ju kujtoj ju dhe shqiptarëve. Kjo është kriza e tretë që Shqipëria kalon. Tërmeti, pandemia dhe pasojat e luftës. Imagjinojeni që atë ditë që ra tërmeti, që u gjendëm në pandemi dhe sot që jemi në këtë krizë, të ishim me një kryeministër tjetër. Sot dua që të kujtojmë dhe të përmendim dhe të shpërndajmë atë që kemi në zemër dhe në mendje. Askush nuk ngeli vetëm. Sëbashku do e kalojmë siç e kaluam dy të tjerat”, – tha Ahmetaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?