Zgjedhje të parakohshme? Balla me emigrantët në Greqi: Ju jeni kushti i PS për Reformën Zgjedhore
Llogaridhënia publike e Qeverisë Shqiptare me qytetarët e saj nuk mund të mos zhvillohej edhe me ata qytetarë që jetojnë dhe punojnë jashtë kufijve.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sëbashku me deputetin Ulsi Manja, Jurgis Çyrbja dhe me Sekretarin për Diasporën, Stefan Çipa dhanë llogari dhe ju përgjigjën një për një shqetësimeve të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqinë e Veriut, në një takim të zhvilluar në Selanik.
Sipas Ballës, gjatë takimit u prekën të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, por edhe marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose jo, ndikojnë në jetën e emigrantëve shqiptarë.
Fjala e Taulant Ballës
Më në fund para pak muajsh mori zgjidhje një histori e paimagjinueshme e vulës apostile. 30-32 euro minimalisht për çdo person për të legalizuar një palë dokumenta. 6.7 milionë euro vetëm për vitin 2017, paguar nga shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi për vulën që në fakt nuk kishte asnjë lloj kostoje.
Një fitore po ashtu e madhe është njohja e dyanshme, por në anën tonë ka më shumë interes se në atë greke, e lejeve të drejtimit të mjeteve. Dhe pastaj është edhe beteja finale, por edhe më e rëndësishmja; Njohja e kontributeve të sigurimeve shoqërore për të gjithë ata shqiptarë që kanë punuar në Greqi. Për ata që dëshirojnë të mos kthehen më, t’u njihen në Greqi kontributet e punës në Shqipëri dhe e anasjellta për ata që duan të kthehen. Unë jam shumë besimplotë që edhe këtë çështje ne do ta zgjidhim, sikurse duhet të ecim me hapat që kemi nisur, solidë lidhur me shkollat në Gjuhën Shqipe në çdo cep të Greqisë, ku ka një përqindje të caktuar shqiptarësh.
Premtimin e Partisë Socialiste për votën e emigrantëve aty ku ata punojnë e jetojnë është kushti i vetëm i PS-së për Reformën Zgjedhore. Asgjë nuk e zëvendëson detyrën që ka Kuvendi i Shqipërisë që në Reformën Zgjedhore të përfshijë edhe votën e emigrantëve, jo me autobus, por aty ku ata jetojnë e punojnë. Ju bëj thirrje të gjithve të bëheni pjesë aktive e portialit “shqipëriaqëduam.al”. 157 zyrtarë janë shkarkuar vetëm për shkak të ankesave në këtë portal. Edi Rama e di, qeveria jonë e di, armiku, kundërshtari ynë më i madh sot janë zyrtarë të korruptuar dhe neglizhenca e delenxhijve në zyrat e shtetit, të cilët nuk u kthejnë përgjigje njerëzve.
Nuk është kundërshtari ynë as Lul Basha, as Monika, me ata rrimë në pushtet 100 vjet ne, por ne kundërshtarin tonë më të madh kemi pikërisht zyrtarë të korruptuar në administratën e shtetit, të cilën i kanë nxirë jetën qytetarëve për 27 vite.

KOHA JONË SONDAZH

