Zgjedhjet e Dibrës, shpallet sot rezultati përfundimtar

KQZ shpall sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të pjeshme për kryetarin e Bashkisë së Dibrës që u mbajtën më 11 shtator 2016.

Në zgjedhjet e Dibrës u shpall fitues Muharrem Rama, kandidati i maxhorancës me mbi 4 mijë vota kundrejt kandidatit të djathtë, Sherefedin Shehu.

Gjithashtu, në rend të ditës është përcaktuar dhe shpallja e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të liçensuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike, për vitin kalendarik 2015.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?