ZGJIDHJA mbështet ftesën e PD-së: Front opozitar për zgjedhje të parakohshme (VIDEO)

ZGJIDHJA i përgjigjet pozitivisht ftesës së Partisë Demokratike për të krijuar një front të përbashkët opozitar me partitë politike, shoqërinë civile dhe qytetarët e përgjegjshëm të këtij vendi për të pastruar përfundimisht qeverisjen e Shqipërisë nga kriminelët e drogës, korrupsionit dhe të çdo lloj krimi tjetër.

Në një mesazh me video, kryetari i ZGJIDHJA-s, Koço Kokëdhima tha se përgjegjësia kryesore është përgatitja e reformës zgjedhore gjithëpërfshirëse që do t’u japë fund zgjedhjeve pa standarde.

Kokëdhima u shpreh se duhet bërë një front i përbashkët opozitar që të detyrojë qeverinë “Rama” që të bëjë zgjedhjet e parakohshme për t’i dhënë vendit një qeverisje të ndershme dhe të drejtë për shqiptarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=GCRKItvtKUo” width=”560″ height=”315″]

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?