”Zona e nxehtë”, Arta Marku thirrje nga Elbasani: Të hetohen…

Nga Elbasani aty ku bandat kanë pavarësi nga ligji, Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku, u është drejtuar me një mesazh të fortë Prokurorëve gjatë takimit të sotëm në prokurorinë e Elbasanit.

Marku ka shkruar aty për perurimin e ndërtesës së re të prokurorisë së Elbasanit, edhe pse shiritin e kuq nuk e preu, dhe për analizën vjetore te këtij institucioni.

”Pavarësia e prokurorit nuk do të thotë pavarësi nga ligji”,-ka thënë prerë Marku, duke shtuar se ”duhet te hetohen në një mënyrë më efikase e shkuara dhe e tashmja e personave me precedentë kriminale me pasuri te dukshme ardhur në mënyre të paligjshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërtesa e re përuruar sot është me mjedise bashkëkohore dhe teknologji me siguri të lartë dhe përmbush gjithçka mungonte dhe kushte jetësore pune.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pak ditë më parë Marku ka qenë në Shkodër për analizën vjetore në atë Prokurori, në të cilën ka punuar edhe vetë dhe në ditët në vazhdim do të jetë në të gjitha prokuroritë e rretheve për të bërë analizën se si kanë punuar këto institucione.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?