Home Bota Polonia “blin...

Polonia “blindon” me 1 mijë ushtarë e 200 mjete kufirin me Bjellorusinë

41
0

Polonia ka filluar të dislokojë më shumë se 1 000 ushtarë shtesë dhe 200 automjete ushtarake drejt kufirit të saj lindor me Bjellorusinë.

Ishte ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, i cili njoftoi dje masën, të quajtur “Operacioni Podlachia”, sipas agjencisë polake të lajmeve, PAP.

Blaszczak tha se Polonia synon të demonstrojë se është e përgatitur të reagojë ndaj çdo “përpjekjeje destabilizimi” përgjatë kufirit.

Rajoni Podlaskie i Polonisë shënon kufirin midis anëtarit të NATO-s dhe Bjellorusisë, një ish-republikë sovjetike që është e lidhur ngushtë me Rusinë.

Tensionet përgjatë kufirit me Bjellorusinë janë rritur që kur Rusia nisi pushtimin e saj ushtarak në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit