Home Aktualitet Posteri me gi...

Posteri me gishtat lart i Belind Këlliçit, Alfred Lela: Berisha ka qenë dakord

82
0

Këshilltari i “Bashkë Fitojmë” Alfred Lela, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” ka komentuar përfshirjen e artistëve në politikë.

Në lidhje me pozicionimin e Çiljetës nga PS-ja tha me ironi se nuk përbën problem megjithëse kur ishte në krahun e Berishës pamja ishte tjetër. Ai tha se artistët kanë një tendencë për të shkuar në krahun e pushtetit.

Në lidhje me posterin e Belind  Këlliçit për fushatën zgjedhore ku ai shfaqet me dy gishtat e mesit, Lela tha se e ka mbështetur në këtë ide madje edhe Berisha ka qenë dakord.

A ju erdhi keq PD-së për ikjen e Çiljetës?

Lela:Vdiqëm fare. Bota nuk ka lindi sot nuk fillon sot, nëse kthehemi mbrapsht në kohën kur PD-ja ishte në pushtet, pamja ishte tjetër. Kishte artistë në atë anë, ka një tendencë për të shkuar nga pushteti a është mirë a është keq është tjetër diskutim. Kjo tregon diçka për politikën ndoshta, për artistët apo për ne që I komentojmë, ta vendosë publiku se çfarë tregon.

Ti ia mësove ato gishta Belindit?

LelaE kam ngrënë unë “Dajakun” e atyre gishtave, pra reagimet, por është një ide që unë e kam mbështetur por nuk ia kam dhënë unë. Berisha ka qenë pro tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit