Home Sporti Prapaskena/ K...

Prapaskena/ Klauzolë pro Barcelonës për De Ligt, zbulohet “loja” e Raiolës

103
0

Mino Raiola duke se ka dhënë sinjale të qarta për të ardhmen e Matthijs de Ligt, që duket se do të largohet nga Juventusi pas dy sezoneve.  Interesim për holandezin ka nga disa klube të mëdha, ndërkohë që në kontratën e tij ka edhe një klauzolë që e lë të lirë për 120 milion euro. Raiola është kujdesur për gjithçka që në hedhjen e firmës në kontratë.

Juventusi e fitoi garën për Barcelonën kur e bleu nga Ajax, por ka pranuar një kusht nga menaxheri i njohur. Klauzola nëse largohet nga klubi torinez te Barcelona është më e ulët, konkretisht 75 milion euro sipas gazetës katalanase “Sport”.

Problemi i vetëm për Barcelonën është paga e lartë e holandezit që shkon në 8 milionë euro, por që mund të bëhet i përballueshëm nëse arkëton para nga shitja e disa lojtarëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit