Home Aktualitet ”Prefek...

”Prefekti” që trazoi Tiranën, Arben Derhemi: Jemi në kuadrin e lukunisë, jo të shoqërisë

221
0

Leximi i veprës “Prefekti” në sallën e Teatrit Kombëtar, ngjalli shumë debate. Kjo se ende jemi një vend që debatin me komunizmin e kemi ende të hapur, si një plagë. Plagë si ato të familjarëve të familjes së Qazim Mulletit, e sidomos të Hajries, bashkëshortes, dhe Reshitit, të birit, të cilët vuajtën internimeve të shtetit komunist. Plagë të cilat ngacmohen edhe nga arti.

Protagonisti i shfaqjes dhe debatit ishte aktori tiranas, Arben Derhemi, i cili interpretoi Prefektin e Tiranës, Qazim Mulletin. Për të reagimet tregojnë se shoqëria shqiptare nuk është ende gati. “Jemi në kuadrin e lukunisë, jo të shoqërisë. Por në momentin që ti i ofron diçka, lukunia e ha. Një shoqëri që mendon se është demokratike dhe në veprim është më komuniste se komunistët. Janë një mentalitet fshataro-komunist, që i ka rrënjët në atë që ne kemi jetuar 50 vite dhe vazhdojmë të jetojmë 30-vjeçarin tjetër”, tha për A2 CNN.

Qazim Mulleti ka qenë politikan dhe nëpunës i shtetit shqiptar gjatë disa regjimeve. I lindur në Tiranë, Mulleti ishte pjesë e delegacionit të qytetit të tij që mori pjesë në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë. Dëshmitë e kohës e bëjnë pjesë të një grupi që i bëri atentat Mbretit Zog. Për këtë arsye, u largua nga Shqipëria gjatë sundimit të tij dhe u rikthye në vitin 1939, pas pushtimit italian, ku shërbeu si kryetar i Bashkisë Tiranë e më pas Prefekt. Më 1944, u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Itali, ku edhe vdiq në vitin 1956.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit