Home Aktualitet Presidenti Bi...

Presidenti Biden sërish viral! Mbyll fjalimin për kontrollin e armëve: Zoti e ruajtë Mbretëreshën (VIDEO)

223
0

Presidenti Joe Biden është bërë sërish viral.

Kjo për shkak të një deklarate që po qarkullon në rrjete sociale, ku presidenti i Amerikës në mbyllje të një fjalimi thotë “Zoti e ruajtë mbretëreshën”.

Ai po fliste në Samitin Kombëtar të Komuniteteve më të Sigurta në Konektikat, ku po bënte thirrje për ligje më të ashpra për kontrollin e armëve, kur ai ngatërroi audiencën dhe e mbylli fjalimin e tij me frazën: “Në rregull? Zoti e ruaj Mbretëreshën, burrë”. (God Save the Queen).

Zëvendëssekretarja kryesore e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Dalton, më vonë iu përgjigj gazetarëve duke thënë se presidenti “po i komentonte dikujt në turmë”. Monarku aktual i Mbretërisë së Bashkuar është Mbreti Charles III, pasi nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II, vdiq në shtator. “God Save the Queen” është gjithashtu një këngë nga Sex Pistols.

Konektikati ishte një nga 13 kolonitë që shpalli pavarësinë nga monarkia britanike në 1776 dhe shteti i pestë që ratifikoi Kushtetutën e SHBA.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit