Home Aktualitet Presidenti Me...

Presidenti Meta është institucional për dekretin e Kryeministrit

731
0

Nga Lindita Kokoli

Presidenti Meta firmosi sot dekretin për Edi Ramën si kryeministër i Shqipërisë.

Shumëkush mund të thotë pse e firmosi se PS-ja ka blerë dhe manipuluar votat.

Por hajde e vertetoje!

KQZ firmosi, kurse Kolegji Zgjedhor vulosi se zgjedhjet i ka fituar Edi Rama dhe PS.

Edhe OSBE-ODIHR pak a shumë e dha miratimin.

Departamenti Amerikan i Shtetit uroi Edi Ramën si fitues.

Bashkimi Europian, gjithashtu!

Ish-kryeministri Berisha deklaroi se Lulzim Basha është në akord dhe në bashkëpunim sorosian me Edi Ramën.

E pse duhet që Ilir Meta të mos e firmosë?!

Kjo është Demokracia shqiptare, pasi ndërkombëtarët preferojnë me shumë STABILITETIN dhe jo DEMOKRACINË.

Mirë veproi Presidenti, e firmosi kur të gjithë janë dakord, pra edhe kur kryetari de jure i PD-së ka punuar e punon për Edi Ramën, pse u dashka që Ilir Meta të dalë me gjoks para këtij FRONTI, të cilët ditën zihen sa për fasadë dhe natën flasin video-call me gotën e shampanjës në dorë!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit