Home Aktualitet Presidenti i ...

Presidenti i Francës, Macron: Lufta ka krijuar një “çarje” në Europë. Do flas me Putinin

301
0

Presidenti Emmanuel Macron, thotë se Franca nuk është në një luftë me Rusinë. Në një fjalim drejtuar kombit, Macron theksoi mbrëmjen e së mërkurës se lufta kundër Ukrainës tashmë ka krijuar një “çarje” në Europë. Macron nënvizon edhe se ditët e ardhshme do të jenë edhe më të vështira.

“Ditët e ardhshme, të kësaj ngjarje të paprecedentë për dekada, do të jenë edhe më të vështira. Nuk duhet të mashtrojmë, çfarë po ndodh, këto ngjarje do të kenë pasoja të menjëhershme jo vetëm për disa javë. Ato janë shenjë e një ndryshimi epokal. Lufta në Europë nuk i përket më librave të historisë. Është këtu, nën sytë tanë”.

Macron deklaroi  edhe se do të “qëndronte në kontakt” me presidentin rus, Vladimir Putin, për ta “bindur atë të heqë dorë nga armët” në krizën me Ukrainën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit