Home Aktualitet Presidenti i ...

Presidenti i ri, Andoni: Opozita e Alibeajt u keqpërdor nga mazhoranca

116
0

Edhe raundi i dytë për Presidentin u dogj. Analisti Ben Andoni thotë se një problem tjetër për opozitën është Enkelejd Alibeaj i cili nuk e përfaqëson dot PD, për shkak se nuk njeh zhvillimet e fundit brenda saj, ndërkohë që e cilësoi atë si të paaftë për të kryer detyrën e kryetarit të kësaj force.

“Në opozitë shihet qartë që emrat nuk mund të kontestohen, por kandidaturat nuk mbushin dot numrin e firmëtarëve. Ajo që duket është se procesi nga ana e PS ka një problem të madh.

Alibeaj, me gjithë ngarkesën që ka marrë nuk e përfaqëson këtë situatë. Ai me të vërtetë është kryetari i një partie që deri tani është legale, pjesës legale, por nuk e përfaqëson më PD.

Duhet të ishte një lider i vërtetë që ta njihte realitetin e ri të kësaj partie. Mesa duket zoti Alibeaj është në sipërfaqe. Unë nuk besoj se është tamam mashë, por është i paaftë për ta bërë atë detyrë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit