Home Aktualitet Presidenti Ma...

Presidenti Macron nga Tirana: Serbia, një vend që e respektoj shumë

44
0

Zgjodhi Tiranën për të dhënë një mesazh shumë të keq për Kosovën dhe një të mirë për Serbinë. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron njoftoi karshi kryeministrit Edi Rama, se vendi i tij po pezullon heqjen e vizave për Kosovën.

Shefi i Elizesë tha se i ndjek me shumë vëmendje tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa kërkoi nga palët, zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Për kryeministrin Edi Rama, këto nuk janë kushte, por është një mundësi për ta çuar përpara procesin e paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjuha e Macron-it ishte ndryshe kur foli për ecurinë e Serbisë në integrimin në BE duke thënë se procesi është ngadalësuar dhe se ky shtet ka bërë hapa pas. Megjithatë konsideratën personale për Serbinë nuk mbeti pa e përmendur publikisht në Tiranë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit