Home KRYESORE Presidenti Me...

Presidenti Meta i jep dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, Imzot George Frendos: Vlerësim për kontributin 25-vjeçar në Shqipëri

76
0

Presidenti i vendit Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, Imzot George Frendo, për kontributin 25-vjeçar të dhënë në krye të Arqidioqezës Metropolitane Tiranë – Durrës.

Në fjalën e mbajtur përpara krerëve të bashkësive fetare, Meta u shpreh se kjo dekoratë vjen si një vlerësim për kontributet e dhënë nga Imzot Frendo ndaj bashkëjetesës fetare në Shqipëri, ndaj të pamundurve, të sëmurëve, si dhe personave me pamundësi ekonomike.

Kam privilegjin t’i jap dekoratën “Nënë Tereza”, Imzot George Frendo, si vlerësim për të gjithë misionin e tij 25 vjeçar në Shqipëri.

Imzot Frendo i ka shërbyer nevojtarëve duke i apeluar politikës dhe gjithë shoqërisë për ti kthyer sytë nga të pamundurit.

Imzot Frendo ia ka përkushtuar jetën e tij më të varfërve, duke i siguruar ilaçe të pamundurve. Ai ka ndihmuar studentët të cilët nuk mund të përballonin arsimimin, si dhe ka siguruar librat për fëmijët e familjeve në nevojë. Ky shembull i tij na kujton Nënë Terëzën ndaj dhe sot i akordojmë këtë dekoratë”, tha Meta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit