Home KRYESORE Presidenti tu...

Presidenti turk nëse bind Rusinë dhe Ukrainën për Marrëveshje, do të hyjë në histori

781
0

Shenja shtensionimi pas negociatave të Stambollit.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, Moska do t’i reduktojë në mënyrë të dukshme “aktivitetet e saj ushtarake”në Ukrainë në afërsi të Kievit dhe të Çernihivit. Kjo u vendos përballë mënyrën si ecën negociatat me Ukrainën, bëri të ditur zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Alexander Fomin, pas bisedimeve në Stamboll. Atje u takuan për negociata paqeje delegacionet nga Moska dhe Kievi.

Kjo ishte deklarata e parë për një tërheqje të këtij lloji nga pala ruse.

Ukraina ofron neutralitet

Në këmbim të garancive të sigurisë, Ukraina ofroi neutralitetin. Me këtë, Ukraina nuk do të anëtarësohej në asnjë aleancë ushtarake, thanë negociatorët pas negociatave në Stamboll. Veç kësaj, në Ukrainë nuk do të ketë baza ushtarake. Përpara se të hyjë në fuqi një marrëveshje përfundimtare, në të gjithë territorin e Ukrainës duhet të ketë sërish paqe dhe të vendoset për një referendum për kushtet e një marrëveshjeje me Rusinë. Si garante për respektimin e sigurisë mund të shërbenin Turqia, Izraeli, Polonia dhe Kanadaja.

Për herë të parë në pothuajse tre javë, Ukraina dhe Rusia folën drejtpërdrejt me njëra-tjetrën në Stamboll. Sipas ambasadës së Ukrainës në Turqi, diskutimet zgjatën rreth katër orë, me ndërprerje të herëpashershme.

Rexhep Tajip Erdogan i mirëpriti negociatorët në zyrën presidenciale të DolmabahçesRexhep Tajip Erdogan i mirëpriti negociatorët në zyrën presidenciale të Dolmabahçes

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i mirëpriti negociatorët në zyrën presidenciale të Dolmabahçes në Stamboll. Përfundimi i “tragjedisë” është në duart e të dyja palëve, tha Erdogani. Nga një armëpushim i menjëhershëm do të përfitonin të gjithë.

Mediat ruse kanë publikuar foto në të cilat shihet se në pritje ishte i pranishëm edhe miliarderi Roman Abramoviç. Biznesmeni është në mesin e oligarkëve rusë që janë sanksionuar nga Perëndimi për shkak të afërsisë së tyre me presidentin Vladimir Putin. Moska kishte konfirmuar pak ditë më parë se Abramoviçi kishte marrë pjesë në fillim të marsit në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë si ndërmjetës.

Roman Abramoviçi gjatë negociatave ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë në StambollRoman Abramoviçi gjatë negociatave ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll

Ukraina i kishte kërkuar Abramoviçit që të ndihmonte për ndërmjetësim kur filloi pushtimi rus. Të hënën, “Wall Street Journal” raportoi se Abramoviçi dhe negociatorët ukrainas patën simptoma të mundshme helmimi pas bisedimeve të ndërmjetësimit në Kiev. Megjithatë, përfaqësues të qeverisë së SHBA dhe të Ukrainës shprehin dyshime për këtë.

Raundet e mëparshme të negociatave kanë qenë jashtëzakonisht të vështira

Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski, “garancitë e sigurisë dhe neutraliteti” si dhe statusi i Ukrainës si “shtet pa armë bërthamore” janë ndër temat kryesore. Neutraliteti i Ukrainës është një nga kërkesat kryesore të Rusisë. Zelenski tha të dielën se qeveria e tij do ta shqyrtojë çështjen “në mënyrë rrënjësore”. Negociatat e para në nivel ministror më 10 mars në Antalia të Turqisë nuk sollën përparim të ndjeshëm drejt armëpushimit në Ukrainë. Që atëherë, diskutimet  vazhduan përmes videokonferencave. Të dyja palët në konflikt i cilësuan negociatet së fundmi si “të vështira”.

Presidenti ukrainas Zelenski

Presidenti ukrainas Zelenski

Zelenski: Situata ushtarake mbetet e tensionuar

Pavarësisht disa sukseseve ushtarake, presidenti ukrainas beson se situata në vendin e tij mbetet e tensionuar. Kështu u shpreh ai në videomesazhin e tij të çdo mbrëmjeje, të publikuar në Telegram. Mbrojtësit ukrainas padyshim kanë qenë në gjendje të zmbrapsnin njësitë ruse nga qyteti Irpin pranë Kievit, tha ai. Megjithatë, në këtë rajon si dhe në pjesë të tjera të vendit luftimet kanë vazhduar. Trupat ruse kanë ruajtur kontrollin në pjesën veriore të Kievit. Ata qenë përpjekur të rindërtonin njësitë e çmontuara. Situata mbetet gjithashtu “shumë e vështirë” në rajonet e Çernihiv, Sumy, Kharkiv, Donbass dhe në jug të Ukrainës shkruan DW.

Ndërkohë e gjithë Europa pret me zemër në dorë se sa forcë dhe besueshmeri do të paraqesë Presidenti turk Erdogan të bindë Rusinë dhe Ukrainën të arrijnë Marrëveshje Paqe, pra që lufta të mbyllet.

Turqia ka marrëdhënie të mira me të dyja shtetet, përveç kësaj shteti turk është edhe anëtar i NATO-s.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit