Home Aktualitet ”Presid...

”Presidentin ka të drejtë ta zgjedhë mazhoranca”, Bamir Topi: Rama opozitën e futi në lojë

325
0

Ish-presidenti Bamir Topi, thotë pa rezerva që mazhoranca ka të drejtë ta zgjedhë Presidentin e ri të vendit. Për të Edi Rama me anë të këtij procesi futi në lojë opozitën duke e bërë këtë të fundit qesharake.

”Unë e them pa asnjë lloj rezerve që presidentin e radhës ka të drejtë ta zgjedhë mazhoranca, dhe për këtë opozita nuk duhet të ketë asnjë lloj keqardhje dhe asnjë lloj pretendimi sepse e kanë gatuar vetë.

Pas 2008 erdhi 2012 dhe PD në atë kohë bëri zgjidhjen e vet pikërisht në këtë lloj mënyre. Pastaj në 2017 pati rastin Rama ta bëjë këtë gjë dhe sërish mazhoranca e ka këtë të drejtë.

Ajo që është totalisht e papranueshme dhe unë këtu shoh një mungesë kohezioni dhe koordinimi të të gjithë faktorëve qoftë politik dhe mediatik që ky proces fars, i zgjedhjeve të presidentit duhet të kishte kaluar në një braktisje totale”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit