Home Ekonomi Prezantohet p...

Prezantohet projekti i Vlora Marina, e para marinë e klasit botëror në vend

73
0

Në një vend që simbolizon historinë, përzgjedhur po aq si një pikë takimi për të parë nga e ardhmja, në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë, u prezantua projekti i Vlora Marina, e para marinë e klasit botëror në Shqipëri.

Një mbrëmje e veçantë bëri bashkë bashkëpuntorë, partnerë, figura të njohura të jetës publike dhe investitorë, të cilët çdo ditë e më shumë po e shohin Shqipërinë si një vend me potenciale të mëdha për të investuar.

Vlora Marina është projekti më i fundit që i bashkohet listës së investimeve strategjike që po realizohen në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Vlora Marina, menaxheri i projektit, Ervin Bacaj e konsideroi këtë investim shumë të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në vend, sidomos atij elitar. Vënia në jetë e Vlora Marina parashikon të sjellë në Shqipëri mbi 200 mijë turistë në vit, që përkthyer në shifra do të thotë rreth 20 milionë euro të ardhura në vit për ekonominë shqiptare si dhe hapjen e shumë vendeve të reja të punës.

Për bashkëinvestitorin Gerond Çela, Vlora Marina do të jetë një aset i çmuar që do t’i shërbejë qytetit, vendit dhe ekonomisë, ndërsa sezonin e ardhshëmdo të jetë gati të presë ankorimet e para.

Brandet ndërkombëtare që do i bashkohen këtij projekti janë pjesa më e rëndësishme e tij. Sipas bashkëinvestitorit, Samir Mane, shumë shpejt do të bëhet i ditur emri i famshëm ndërkombëtar, i cili do të menaxhojë marinën e parë në vend. Bëhet fjalë për një ndër emrat më të mëdhenj dhe prestigjioz në botë sa i takon menaxhimit të marinave, prezent në 7 vende të ndryshme dhe me mbi 20 marina të standardeve elitare në menaxhim.

E vendosur në një nga pozicionet më të favorshme të qytetit, Vlora Marina sjell për herë të parë në Shqipëri një zhvillim urban miks, krejt autentik. Një marinë të klasit botëror me 438 vende për ankorim gjatë gjithë vitit, apartamente Premium me pamje ekskluzive nga deti, një rrjet të njohur të brandeve luksoze me 5 yje të hotelerisë, një shëtitore që sjell markat më të njohura tregtare dhe për herë të parë në Shqipëri do të vinë branded rezidences. Një koncept i ri, i cili i shton një tjetër dimension ekskluzivitetit dhe sofistikimit te projektit Vlora Marina.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit