Home Aktualitet Primaret e Ti...

Primaret e Tiranës, kandidati denoncon rivalët: Po premtohen vende pune në këmbim të votës!

543
0

Brenda garës së Primareve në Partinë Demokratike në Tiranë, ka akuza të egra. Një prej kandidatëve, Fatmir Merkoçi flet për pazare që po bëhen për nxjerrjen e kandidatit për Bashkinë e Tiranës. Sipas Merkoçit disa kandidatë po dërgojnë njerëz duke premtuar vende pune në këmbim të votës ose me shprehjen “Është miku i filanit”.

“Votën T’uaj e kërkoj drejtpërdrejt, jo duke ju dërguar sms në cel, as duke ju dërguar njerëz për votën me shprehjen se “Kështu është orjentimi i qëndrës, as se është miku i filanit , as me premtime për vënde pune”, thekson Merkoçi.

Në media është përfolur se kandidati i preferuar i Berishës është Belind Këlliçi, ndërsa nga publiku më i preferuar mbetet mjeku i njohur Ilir Alimehmeti. Mjeku po bën fushatë dhe takime pa premtime për vende pune, por për një Tiranë me të begatë, që të jetë e gjithë qytetarëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit