Home Aktualitet Prishja e ndë...

Prishja e ndërtesave në bregdet, IKMT: 10 objekte të shembur në Velipojë dhe 18 në Ksamil

94
0

Nga e hëna nisi aksioni “Bregdeti Ynë”, për prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) bën me dije se janë shembur 10 objekte në Velipojë dhe 18 në Ksamil.

Operacioni nisi në këto dy zona të hënën, ndërsa do të shtrihet edhe në vende të tjera. Sipas IKMT, nuk ka patur incidente me banorët gjatë shembjes së ndërtimeve, ndërsa në shifrat e raportuara nuk janë përfshirë objektet e prishura nga vetë banorët. Po ashtu ka nisur puna për pastrimin e inerteve.

Operacioni synon pastrimin e bregdetit e territorit dhe çuarjen para ligjit të gjithë shkelësit. Ndërkohë dosjet për çdo subjekt shkelës, sipas ministrit të Brendshëm Çuçi, janë përmbyllur tashmë, ndërsa pas zonës së bregdetit, operacioni do të vijojë edhe në anët e rrugëve nacionale, për t’i pastruar nga ndërhyrjet e paligjshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit