Home Aktualitet Priten reshje...

Priten reshje bore dhe shiu në këto zona të vendit! Tragetet në Portin e Durrësit shtyjnë lundrimet

46
0

Moti për ditën e sotme do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonën veriperëndimore, kryesisht gjatë pasdites. Në alpe pritet të ketë reshje dëbore por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 8 deri në 14 gradë celcius. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 11 gradë celcius në veri dhe deri në 19 gradë në zonat e ulëta dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim nga Jugu me shpejtësi 15-30 metër për sekondër duke shkaktuar një dallgëzim të forcës 8 ballë në det të hapur.

Në Portin e Durrësit tragetet kanë shtyrë lundrimet e planifikuara për t’u realizuar në orët ë mëngjesit për shkak të stuhisë detare. Tragetet e planifikuara për t’u nisur në orën 08:00 pritet të nisen në orën 10:00.

Ndërsa në Vlorë, si pasojë e erërave të forta ka pasur mungesë të energjisë elektrike në Dukat, Llogara, Radhimë, disa familje ne Ujë te ftohtë, Peshkpi, Vllahine, Kallarat, Bolene, Vranisht, Mesaplik, Terbac, Brataj, Velc, Bashaj, Sevaster.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit