Home Sporti Pritet të lua...

Pritet të luajë në Champions, Bologna shfaq interes për Nedim Bajramin

25
0

Bologna sezonin e ardhshëm me shumë mundësi do të luajë në Champions League. Drejtuesit e klubit po punojnë për sezonin e ri, po projektojnë një Bologna evropiane.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Bologna-s ishin të pranishëm në “Mapei Stadium”, ku ndoqën nga pranë sfidën Sassuolo-Lecce, ku i vëzhguari special ishte fantazisti kuqezi Nedim Bajrami.

Kjo nuk ishte hera e parë që Giovanni Sartori, drejtori i Bologna-s, ndoqi nga pranë Bajramin, sipas TuttomercatoWeb, Satori ka qenë edhe në “Ennio Tardini” gjatë miqësores Shqipëri-Kili.

Bajrami ka një kontratë me Sassuolo deri më 30 qershor 2027, në merkaton e dimrit të vitin 2023 i kushtoi Sassuolos 6 milionë euro, por gjërat nuk kanë shkuar sipas parashikimeve, pasi në shumë ndeshje e ka ndjekur ndeshjen nga pankina.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit