Home Aktualitet ”Pro pr...

”Pro protestave”/ Vokshi: Nëse qeveria do kishte vullnet, s’do kishim krizë. Rama arrogant si Putini

62
0

Deputetja demokrate, anëtare e Komisionit të Rithemelimit, Albana Vokshi thekson se Foltorja do të mbështesë protestat e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve. Ajo thotë edhe se ka qenë vetë qeveria që ka spekuluar me rritjen e çmimeve.

”Patjetër që ne i mbështesim protestat. Ne jemi përfaqësues të qytetarëve. Duhet të jemi në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Ka shpresë se qytetarët më në fund po reagojnë. Nuk po dalin në protestë se i thërret një parti politike, por po protestojnë për të drejtat e tyre. Ka qenë vet qeveria që ka spekuluar me rritjen e çmimeve, që ka lejuar, që ka nxitur për rritjen e çmimeve çmimeve”,-tha në ”Ora News”.

Nga ana tjetër, deputetja theksoi se nëse qeveria do të kishte vullnet në vendin tonë nuk do ishte kjo krizë. Po ashtu Vokshi ka krahasuar Edi Ramën me Vladimir Putin, pasi sipas saj vetëm këto të dy nuk lejojnë protestat paqësore.

”Dy njerëz ka që i ndalojnë protestat paqësore, Putini dhe Edi Rama. Kjo fuqi i vjen sepse Edi Rama ka ngritur atë makinerinë e patronazhistëve dhe ka blerë duke abuzuar dhe shantazhuar votat më 25 prill. Është bërë një krim i rëndë elektoral. Arroganca e Ramës vjen pasi kjo qeveri nuk ka ardhur me votë të lirë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit