Home Sporti Problem për E...

Problem për Espanjolin, Keidi Bare rrezikon qëndrimin për një muaj jashtë fushave

35
0

Keidi Bare, pavarësisht paraqitjes së mirë në fushën e lojës, por që humbja ndaj Leganes nuk është përjetuar mirë. Bare është ndëshkuar me karton të kuq në tunelin drejt dhomave të zhveshjeve, për tu kthyer kështu në një problem për Espanjolin. Sipas raportit të arbitrit, mesfushori ka sulmuar verbalisht gjyqtarin e katërt, teksa i është drejtuar me fjalët ‘je shumë i keq”.

Ky sanksion do të thotë që Keidi Bare nuk do të jetë i disponueshëm për vizitën ndaj Gijón. Por dënimi i vendosur ndaj Keidi Bares mund të jetë edhe më i madh. Reagimi ndaj një anëtari të komitetit të arbitrazhit në këto terma zakonisht mbart një sanksion më të rëndë.

Sipas Kodit Disiplinor të Federatës Spanjolle të Futbollit, qëndrimet e përbuzjes ose mospërfilljes ndaj gjyqtarëve sanksionohen me dy ose tre ndeshje deri në një muaj në varësi të ashpërsisë së fjalëve të përdorura.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit