Home POLITIKE Procesi i int...

Procesi i integrimit, Tabaku: Është për qytetarët! Duhet demokraci funksionale dhe sistem anti-korrupsion

15
0

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i drejtohet qytetarëve përmes nj[ë video mesazhi sa i përket procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Për të nga ky proces përfitojnë qytetarët nëse ata vendosen në qendër të ndryshimit dhe jo politika.

”Procesi integrimit është për ju! Për qytetarët! Nuk është proces për politikën! Prandaj, çdo gjë sigurisht duhet bërë në funksion të këtij procesi. Çfarë përfitojnë qytetarët nga ky proces? Së pari duhen vendosur njerëzit dhe jo politika në qendër të ndryshimit. Së pari duhet ndryshuar ekonomia dhe duhet të bëhen reforma për integrimin e tregut, për integrimin e njerëzve, për integrimin e diplomave, duke pasur parasysh qytetarin dhe jo politikën në qendër”, thotë Tabaku.

Ndaj edhe thotë se për këtë ndryshim nevojitet një demokraci funksionale dhe një sistem anti-korrupsion. ”Së dyti duhet siguruar që kjo ndodh në një demokraci funksionale. Në një parlament që ka fuqinë e tij për të kontrolluar dhe mbikëqyrur dhe nga ana tjetër që ka fuqinë për të ndërtuar reforma që lidhen në përfitim të njerëzve. Dhe këtu dua të veçoj së pari anti-korrupsionin. Çfarë e pengon qeverinë, parlamentin të ngrejë një sistem ndryshe nga ai që është sot. Një sistem ku fryma anti-korrupsionit është në çdo ligj, në çdo reformë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit