Home Aktualitet Procesi i mon...

Procesi i monitorimit nga Asambleja e KiE, Gjylameti: Një gur kilometrik që certifikon arritjet e merituara të Shqipërisë


28
0

Pas 29 vitesh anëtarësim në Këshillin e Evropës, me unanimitetin e anëtarëve të Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare kanë përmbyllur procesin e Monitorimit të plotë të Shqipërisë dhe kalimin e saj në Post-Monitorim.

Përmes një postimi në rrjete sociale, deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti e cila është dhe zv. Presidente e Asamblesë së Këshillit të Evropës, nënvizon se ky vlerësim është një tjetër meritë që vijon t’i shtohet çdo ditë meritave që merr Shqipëria nga organizata serioze ndërkombëtare, falë një pune të palodhur të kryeministrit Edi Rama,  që e bën kaq të lehtë sigurimin e suksesit të merituar të vendit tonë, punë e cila ka sjellë këtë ndryshim rrënjësor të Shqipërisë në 10 vitet e fundit.

“Krenare që sot ndaj këtë gëzim, i cili sjell me vete gjithashtu angazhim të shtuar për të vijuar me këmbëngulje rrugën për ta bërë jetën e qytetarëve tanë më të mirë dhe Shqipërinë më të nderuar, ashtu siç ajo e meriton”, thekson ajo.

Gjylameti nënvizon se ky vendim ka ardhur pas një pune intensive e në koordinim të ngushtë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, gjatë të cilit janë paraqitur të gjitha reformat e ndërmarra në 10 vitet e fundit nga Shqipëria nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama.

“Më në fund i gjithë mundi, sakrificat dhe këmbëngulja për të ndërtuar një shtet të ligjor dhe për një jetë sa më të mirë për qytetarët tanë, kjo ditë bëhet një ditë e shënuar, një gur kilometrik që certifikon arritjet e merituara të Shqipërisë. Vlerësim maksimal për reformën në drejtësi, luftën e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, vëmendjen e shtuar të qeverisë në avancimin dhe konsolidimin e të drejtave të njeriut, vëmendje dhe kujdes më të madh për minoritetet, me ligjin që kemi miratuar në vitin 2017, dalja nga lista gri e MONEYVAL së fundmi në tetor 2023, progresi dhe stabiliteti ekonomik, vëmendje më e madhe ndaj grave, fëmijëve dhe grupeve të margjinalizuara dhe shumë vlerësime të tjera, janë indikatorët që sollën mbështetjen unanime”, shprehet më tej Gjylameti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit